Albin Kurti - Kryeministër i Republikës së Kosovës

Kurti komenton raportimet për kërcënimet me vdekje të Dick Marty

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka komentuar raportimet se ish-raportuesi në Këshillin e Evropës, Dick Marty, po kërcënohet me vdekje nga inteligjenca serbe.

Ai tha se një gjë e tillë nuk ka të bëjë vetëm me ish-raportuesin por edhe Kosovën.

“Do të bashkëpunojmë me shtetin zviceran që të mësojmë më shumë dhe ta zbardhim deri në fund. Nuk ka të bëjë vetëm me Martyn por edhe me Kosovën dhe shqiptarët”, tha ai.