Kurti komenton balotazhin: Rezultati i dobët për LVV, ka defekte të brendshme

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka komentuar procesin zgjedhor dhe rezultatet e Vetëvendosjes.

Kurti tha se rezultati jo i kënaqshëm vjen nga defektet e brendshme dhe bashkimi i të gjithëve kundër tyre.

“Rezultati jo i kënaqshëm për neve vjen si rezultat i disa defekteve të brendshme të cilat ne duhet t’i analizojmë më gjatë në vijim si dhe i bashkimit të të gjithë tjerëve kundër Vetëvendosjes”, tha kryetari i LVV-së.

Kurti i ka uruar gjithë të zgjedhurit duke thënë se do të bashkëpunoj me gjithë kryetarët e komunave..

“Administrimi i procesit zgjedhor nga KQZ-ja ishte shumë i mirë dhe i përgëzoj për angazhimin dhe efikasitetin. I uroj gjithë kryetarët që u zgjodhën dje. Ata do të kenë shumë beteja dhe punë në përballje me krimin, korrupsionin, posaçërisht në fushën e ndërtimit të egër. Unë do të bashkëpunoj me gjithë në këtë betejë”, tha Kurti.

Këtë deklaratë Kurti e bëri gjatë konferencës së përbashkët me kryeministrin e Republikës së Kroacisë, Andrej Plenkoviq.