Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti kalon në këmbë Urën e Ibrit në Mitrovicë – 10.09.2024 Foto: KALLXO.com

Kurti komenton arrestimin e politikanit serb nga Kosova pse fishkëlleu në veri

Aleksandar Arsenijeviq nga partia “Demokacia Serbe” është arrestuar sot më 10.09.2024 nga Policia e Kosovës, për prishje të rendit pasi ka fishkëlluar gjatë vizitës së kryeministrit Albin Kurti i cili po qëndron në veri të Kosovës.

Kurti është pyetur nëse do të kërkoi llogari nga Policia e Kosovës, pasi sipas Ligjit për rendin publik kundërvajtja kryhet nëse zhurma behet pas orës 23:00.

Ai tha se kjo është çështje e Policisë dhe Inspektoratit.

“Kjo është çështje e Policisë së Kosovës, kush ka vërejtje në Policinë e Kosovës është Inspektorati. Unë nuk i bëj dot këto dy institucione, nuk kam as të drejtë as dëshirë t’i zëvendësoj”- u përgjigj ai.

Aleksandar Arsenijeviq nga partia “Demokacia Serbe” është arrestuar sot më 10. 09. 2024 nga Policia e Kosovës.

Në një video të publikuar në profilin e tij në Facebook, shihet duke u arrestuar nga Mitrovicën e Veriut.

Ai bashkë me një grup të personave tjerë shihet duke fishkëlluar në sheshin e qytetit.

Arrestimi i Arsenijeviqit është konfirmuar për KALLXO.com edhe nga Policia e Kosovës.

“Po- është arrestuar për prishje të rendit dhe është dërguar në stacion deri sa t’i shqiptohet një tiketë për kundërvajtje- dhe lirohet”, ka deklaruar Petrit Fejza nga PK-ja.