Albin Kurti dhe Isa Mustada, Foto: LVV

Kurti: Koalicioni nuk ka shpëtim, veç vonim

Dy muaj pas zgjedhjeve parlamentare, Kosova vazhdon të mos ketë marrëveshje për qeveri të re.

Albin Kurti, kryetar i Lëvizjes Vetëvendosje që i fitoi zgjedhjet ka folur lidhur me sfidat që i kanë në bisedimet për koalicion me Lidhjen Demokratike të Kosovës.

Në një intervistë për emisionin “Jeta në Kosovë”, Kurti u pyet nëse marrëveshja do të arrihet para datës së konstituimit të Kuvendit, më 24 tetor.

“Unë do të dëshiroja që këtë koalicion ta shoh qysh dje. Shpresoj që do ta bëjmë më herët koalicionin qeverisës. Populli ka zgjedhur asisoj që ne nuk kemi mundësi që të zgjedhim më. Ne mund ta vonojmë njëri tjetrin por nuk besoj se kemi ku shkojmë. Veç vonim, shpëtim nuk ka”, tha Kurti.

Ai foli edhe për takimet e grupeve punuese të dy partive për harmonizim të programeve qeverisëse.

“Ka pasur shumë takim mes grupeve punuese, nuk jemi dakorduar katiferive. Unë nuk i di hollësitë, qëllimi im ka qenë që ekipi punës ta ketë pavarësinë e plotë”, tha ai.

Në zgjedhjet e 6 tetorit, partia e parë ka dalë Lëvizja Vetëvendosje, e pasuar nga Lidhja Demokratike e Kosovës. Këto dy parti tash disa javë janë në bisedime për harmonizim të programit.

Megjithëse ka pasur takime në mes liderëve deri më tani nuk është arritur marrëveshje për koalicion.

Më poshtë mund ta ndiqni emisionin e plotë: