Albin Kurti në Ohër, Foto: KALLXO.com

Kurti: Kemi arritur pajtim publik për një aneks që do të sigurojë zbatim të marrëveshjes

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti i është drejtuar mediave pas përfundimit të takimit me presidentin serb Aleksandar Vuçiq, i ndërmjetësuar nga BE.

Kemi arritur pajtim publik për një ankesë që do të sigurojë zbatimin e marrëveshjes bazë. Pala tjetër njëjtë sikurse në takimin në Bruksel më 27 shkurt, po i ikë nënshkrimit të marrëveshjes, tash edhe me ankesë. I takon BE-së, të gjejë mekanizmin ta bëjë statusin e kësaj marrëveshje ligjërisht dhe ndërkombëtarisht të obligueshme”- tha Kurti.

Aneksi do të publikohet në faqen e BE-së.

“Aty do ta kuptoni edhe çka ka edhe çka nuk ka”- shtoi Kurti.

Para Kurtit, Vuçiq tha se nuk ka nënshkruar asgjë por janë dakorduar për diçka.

“Sot ka qene dite ne të cilin është dashur të bisedojmë për planin imanentes. Diçka jemi dakorduar. Këto pika për te cilat jemi dakorduar do të bëhen pjesë e kornizës e bisedimeve. Këshilli i Evropës do të vlerësojë zbatimin e planit, ky plan do të zgjerohet, edhe pse mua nuk do të më pengonte të mbetej kështu si është. Formimi i Asociacionit është arritja më e madhe që është bërë për dakordimin brenda këtij plani”- tha Vuçiq.

Ai tutje shtoi gjatë deklarimit se në takim është folur edhe për personat e zhdukur.

“Kemi theksuar se të dy palët kemi vija të kuqe, s’ka qenë ditë vendimtare por janë bërë disa hapa të mëdhenjë në këtë drejtim. Qytetarëve serbë nesër do të ju drejtohem për çdo pikë. Të hënën do të bisedoj me të gjitha grupet parlamentare”- tha tutje Vuçiq.

“Ta shohim nëse do të ketë nevojë për ndonjë akt ligjor që do të rregullohet nga Kuvendi i Serbisë. Na presin angazhime të mëdha në muajt e ardhshëm. Asgjë s’kam nënshkruar që të mos spekulohet rreth kësaj”- shtoi ai.

“Nëse mund të thuhet kur bisedohet për çështje të mëdha që të kesh grimcë kënaqësie unë kam, bisedimet kanë qenë të dinjitetshme, 30 ditë ka afat që të bëhet ekipi monitorues për themelimin e Asociacionit. Ka afate për çështje edhe të personave të zhdukur, brenda pesë muajve mbahet konferenca e donatorëve”- shtoi tutje Vuçiq.

Ai u pyet edhe për pikat në të cilat nuk është pajtuar dhe i njëjti shtoi se janë disa.