Kurti: Kemi arritur më shumë suksese se çdo qeveri tjetër
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e filloi mbledhjen e kabinetit qeveritar duke thurur lëvdata për punën e qeverisë së tij gjatë një vit e gjysmë, ani pse sipas tij ka ende ka sfida.
“Disa nga sfidat që jemi ballafaquar: Kemi trashëguar jo fleksibilitetin e ligjit për zyrtarë publikë. Rreth 400 ligje janë në kundërshtim me njëra-tjetrën dhe tani nevojiten projektligje për plotësim ndryshim” – tha Kurti.
Sipas Kurtit, qeveria e udhëhequr nga ai është më e mira që ka pasur ndonjëherë Kosova.
“Kemi mungesë të memories institucionale. Qeveria është përballur me kriza të një pas njëshme si ajo e pandemisë, tash energjisë. Përkundër dukurive negative dhe sfidave, si qeveri kemi arritur më shumë suksese se çdo qeveri” – tha Kurti para ministrave.
Kurti tregoi disa nga vendimet që kanë marrë duke përmendur edhe mbështetjen për fermerët.
“Kemi ofruar mbështetje për qytetarët e bizneset. Kemi rritjen ekonomike historike në vendin tonë. Në vitin 2022 jemi duke thyer rekordin e vetes. Kemi bërë përkrahje të fermerëve përmes subvencioneve. Grande e kompensim të dëmeve” – tha ai.
“Kemi krijuar infrastrukturën për fondin sovran. Arsimi publik është falas. Kemi themeluar dhe funksionalizuar gjykatën komerciale. Kemi themeluar institutin për krime gjatë luftës në Kosovë” – shtoi ai.
Qeveria Kurti 2, e drejtuar nga Albin Kurti është votuar më 22 mars të viti 2021 pas fitores që Lëvizja Vetëvendosje e mori në zgjedhjet e 14 shkurtit 2021.