Kurti: Kam raporte të mira me aleatët ndërkombëtarë

 

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti tha në një konferencë për media se ka raporte të mira me ndërkombëtarët.

“ShBA janë të pazëvendësueshëm për neve. Janë aleatë dhe partnerë që nuk mund të zëvendësohen. ShBA, NATO, BE, Gjermania, Franca, Italia janë miq tanë Unë i mbajë kontaktet dhe i kultivoj marrëdhëniet me ta”, tha Kurti.

Ai shtoi se nuk ka qenë kërkesë e ShBA-së të largojë tarifën ndaj Serbisë.

“Unë dëgjoj me vëmendje kërkesat e faktorëve ndërkombëtar. Jam shumë i dëgjueshëm, por jam edhe kryeministër i Kosovës”, shtoi Kurti.