Kurti: Jemi vendi më demokratik dhe pro BE në Ballkanin Perëndimor, por më i izoluari

Sot janë bërë 4 vjet prej kur Komisioni Evropian ka konfirmuar për herë të dytë se Kosova i plotëson të gjitha kriteret për liberalizimin e vizave.

Për këtë ka reaguar edhe kryeministri i Kosovës Albin Kurti, i cili ka thënë se Kosova është vendi më demokratik dhe pro BE, në Ballkanin Perëndimor, por në të njejtën kohë më i izoluari.

Kurti ka shtuar se shpresat e qytetarëve të Kosovës duhet të përmbushen me vendosmërinë dhe solidaritetin e BE-së.

“Sot mbushen 4 vjet kur Komisioni Evropian konfirmoi për herë të dytë se Kosova i përmbush të gjitha kriteret për liberalizimin e vizave. Ne jemi vendi më demokratik dhe pro BE në Ballkanin Perëndimor, por më i izoluari. Shpresat e qytetarëve tanë duhet të përmbushen me vendosmërinë dhe solidaritetin e BE-së”, ka shkruar kryeministri Kurti.