Kurti: Jam i gatshëm dhe i interesuar për marrëveshje finale me Serbinë

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti tha se është i gatshëm për marrëveshje finale dhe normalizim të mardhënieve mes Kosovës dhe Serbisë dhe njohjen reciproke.

“Unë jam i gatshëm, i interesuar që sa më parë ta bëjmë një marrëveshje finale dhe t’i normalizojmë plotësisht marrëdhëniet, natyrisht me njohjen reciproke në qendër të marrëveshjes” – tha Kurti në konferencë për media.

Kurti shtoi se takimet varën nga lehtësuesit e dialogut.

“Se kur zhvillohen takimet varet prej lehtësuesve apo ndërmjetësve, zotërive Borrel dhe Lajçak” – shtoi Kurti.

Kurti ka sqaruar edhe taksin e djeshëm, ku përmendi Kosovën si shtet evropian, demokratik dhe pro-amerikan, ndërsa Serbisë ju referua si shtetë pro-aziatike e luftënxitës.

“Në deklarimin tim të brendshëm unë kam përdor shprehjet pro amerikan e pro aziatik, por në kuptimin e mirë të fjalës. Kur kam thënë pro amerikan nuk kam mendu për Amerikën latine e as për Japoninë. Ai teksti im i brendshëm ka kontekst dhe aty theksohet përpjekja e Serbisë ta heq çështjen e normalizimit të marrëdhënieve Kosovë – Serbi nga BE dhe ta shpie te Këshilli i Sigurimit të OKB, ku dihet që anëtare të përhershme janë dy vende nga Azia, Rusia dhe Kina këtë e kam pas në mendje” – shtoi Kurti.

Kosova sipas Kurtit jo vetëm që është vend evropian e demokratik Kosova sipas tij po e shënon trendin më të mirë rritjes se shtetet e tjera.