Kurti iu tregon kryeministrave të Ballkanit Perëndimor se pse nuk e mbështet Mini-Schengen-in

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në “Forumin e Prespës”, që po marrin pjesë vendet e Ballkanit Perëndimor, tregoi se pse nuk e mbështet idenë e Mini-Schengenit Ballkanik.

Kurti në fjalën e tij në këtë Samit tha se e kupton frustrimin e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut me Bashkimin Evropian, por sipas tij, vendet e Ballkanit Perëndimor i takojnë Evropës.

“Ajo çka nuk duhet të bëjmë është që mos ti i ikim përgjegjësive tona me veprime që në fund krijojnë më shumë konfuz mes nesh dhe na japin mundësi dhe palëve të tjera që gjëra të tilla t’i shfrytëzojnë. Kështu është ideja e NoviSadit apo Shengeni i Vogël. Ajo është iniciativë që s’ka vizion për rajonin dhe si e tillë Kosovën e refuzon aspër dhe i inkurajon të gjithë të kthehemi në agjendën e BE”, tha Kurti.

Sipas tij, pakënaqësia ndaj Bashkimit Evropian nuk duhet të përfshihet me përkrahje ndaj Rusisë.

“Pakënaqësia me BE nuk duhet të instrumentalizohet nga vendet të cilat nuk e duan NATO-n apo e mbështesin federatën e Rusisë”, shtoi më tej Kurti.

Kryeministri i Kosovë theksoi se BE është e ngadaltë dhe i mungon uniteti, por është shpresa e vetme e vendeve të Ballkanit Perëndimor.

“Unë e kuptoj zhgënjimin e Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë për mos hapje të negociatave për anëtarësim ne BE si një vend që i është mohuar liberalizimi i vizave, por BE është shpresoja më me mirë dhe alternativa e vetme”, theksoi Kurti.

“Në vend që të vazhdojmë të ndjehemi të frustrurar nga ana e BE duhet të pyesim vetën çfarë ardhmërie dëshirojmë dhe çka bëjmë ne që të arrijmë aty. Sepse në fund të fundit vetë ne jemi larg nga të qenit të përkryer dhe nëse shohim brenda tek ne do ta kuptojmë se ne kemi shumë probleme”, tha më tej Kurti.

Liderët e tri vendeve ballkanike, Edi Rama kryeministër i Shqipërisë, Zoran Zaev kryeministër i Maqedonisë së Veriut dhe Aleksandar Vuçiq president i Serbisë, në nëntor të vitit 2019 kanë arritur ujdi rreth projektit për ‘mini-shengenin’ ballkanik.

Kjo ide është kundërshtuar nga pala kosovare, deri më 4 shtator të vitit të kaluar, datë në të cilën Kosova në Uashtington nënshkroi marrëveshjen duke pranuar që të bëhet pjesë e kësaj ujdie.