Kurti intervistë për ‘la Repubblica’: Që prej 2001, Serbia ka ndërtuar 48 baza ushtarake
Kryeministri Albin Kurti ka folur për situatën në veri të vendit në një intervistë dhënë për gazetën italiane ‘la Repubblica’, derisa ka konfirmuar po ashtu se do të ketë një takim me presidentin e Serbisë Aleksandar Vuçiq me ndërmjetësim të Bashkimit Evropian.
Kurti ka folur edhe vendimin për reciprocitetin e targave dhe letërnjoftime, duke thënë se vendimi i Qeverisë së Kosovës ka për qëllim konvertimin e targave të kohës së Millosheviqit.
Kurti gjatë kësaj interviste ka folur edhe për tensionet në veri, duke thënë se Prokuroria është duke i kryer hetimet për të gjetur ata që kanë vendosur barrikadat, duke shtuar dyshimet se ata janë pjesë e strukturave ileagle të Serbisë e që janë në listë pagave të qeverisë serbe.
“Në shtator 2021, me qëllim të reciprocitetit vendosëm targa të përkohshme për serbët që hyjnë në Kosovë, ata u përgjigjën duke fluturuar Mig29 përgjatë kufirit, ku nxituan ambasadori rus dhe ministri serb i mbrojtjes” – ka thënë Kurti në mes tjerash.
Ai ka përmendur gjatë intervistën edhe Qendrën Humanitare Rusi-Serbi që është e ndërtuar rreth 160 kilometra larg kufirit me Kosovën.
“Vitin e kaluar ata planifikuan 91 stërvitje të përbashkëta ushtarake dhe bënë 104. Dy më të rëndësishmet quhen “Mburoja Sllave” dhe “Vëllazëria Sllave”. Që nga gushti 2001, Serbia ka ngritur 48 baza operative përpara, 28 ushtarake dhe 20 të xhandarmërisë” – i ka thwnw gazetës italiane, kryeministri Kurti.