Kurti ia përmend Haradinajt privatizimet me 3.52 euro për ari

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti gjatë një debati me deputetin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Ramush Haradinja ia ka përmendur privatizimet e tokave bujqësore.

Kurti i tha deputetit Haradinaj se ka blerë tokë bujqësore me 3.52 cent ari.

“Keni blerë nga Agjencia Kosovare e Privatizimit 198.9 hektar tokë bujqësore plantacionin e vishnjeve dhe lajthive me çmim total prej 70 mijë euro 3.52 cent për ari. Kjo është turp”, tha Kurti.

Kurti i përmendi Haradinajt se me pare të shtetit janë dorshlirë.

“Me pare të juaja doni me ble arin me 3 euro e gjysmë turp, kjo është turp është zhvatje, koprrac me pare private, dorëshlirë me pare të shtetit”, tha Kurti.

Pas kësaj deklarate të Kurtit, kryesuesja e Kuvendit, deputetja e LVV-së, Saranda Bogujevci nuk lejon të vazhdohet diskutimi, duke thënë se “Me kaq e përfundojmë pikën rreth pyetjeve parlamentare”.

Debati mes Kurtit dhe Haradinaj ka filluar gjatë pikës së pyetjeve parlamentare kur Haradinaj i kërkoi sqarim kryeministrit Kurti se kur do ta sjellin gazin në Kosovë më lirë sesa me 200 milionë euro para të Amerikës dhe 100 milionë kredi, prej të cilave 20 milionë janë grant falas.