Kurti i uron shërim të shpejtë homologut britanik

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, i ka uruar shërim të shpejtë kryeministrit të Britanisë së Madhe, Boris Johnson, pasi u raportua se ai është dërguar në kujdes intensiv për shkak të përkeqësimit të gjendjes pasi ditë më parë ishte infektuar me COVID-19.

“Më vjen keq të dëgjoj se Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar është në kujdesin intensiv për shkak të COVID-19. Sonte, të gjithë në Kosovë janë duke i uruar Boris Johnson shërim sa më të shpejtë. Ne jemi të gjithë në këtë bashkë dhe së bashku do t’ia dalim”, ka shkruar Kurti në Twitter.

Siç ka raportuar BBC, kryeministri i Britanisë, Boris Johnson, është dërguar në kujdes intensiv në spital për shkak të coronavirusit.

Më 27 mars, Johnson ka rezultuar pozitiv me coronavirus.