
Qeveria Kurti në Kuvend me 3 shkurt 2020, Foto: Albin Kurti/Twitter
Kurti i shkon në takim ministrit të LDK-së
02.4.2020 - 13:37
Kryeministri në detyrë i ka shkuar në takim sot gjatë ditës njërit nga ministrat e LDK-së në qeverinë e tij.
Kurti bashkë ministrin në detyrë të Financave, Besnik Bislimin kanë vizituar Ministrinë e Mbrojtjes ku janë takuar me ministrin Anton Quni.
Përveç që më Qunin, Kurti është takuar edhe me gjenerallejtënant Rrahman Ramën.
Quni është njëri nga ministrat e LDK-së në Qeverinë Kurti.
Në ditën kur u votua mocioni për rrëzimin e qeverisë, Quni kishte provuar të gjejë zgjidhje dhe t’i “pajtojë” partnerët për të mos prishur marrëveshjen, mirëpo nuk e kishte arritur.