Kurti i reagon Vuçiqit: Gjenocidi, varret masive e masakrat janë e vërteta e Serbisë

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka reaguar ndaj deklarimeve të Presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq i cili tha se masakra e Reçakut është trillim.

“Ai nuk pranoi ta quante Srebrenicën një gjenocid, tani ai mohon masakrën e Reçakut. Ai dëshiron të kalojë në një të ardhme paqësore pa pranuar krime të së kaluarës. Por gjenocidi, varret masive dhe masakrat janë e vërteta e Serbisë. Është koha që Vuciq të fillojë të merret me të”, ka shkruar Albin Kurti në “Twitter”.

Kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti, doli i pari në zgjedhjet e 6 tetorit të mbajtura në Kosovë.

Si kryeministër i ardhshëm, Kurti ka paralajmëruar që do ta udhëheqë dialogun Kosovë-Serbi.

Dje gjatë ditës, Presidenti serb, Aleksandër Vuçiq tha se masakra e Reçakut është shpikur nga Walker.

Reçaku, fshati që e vizitoi vdekja dhe e harroi drejtësia

Ndërkohë, ndaj presidentit serb, sot gjatë ditës, avokati Tomë Gashi ngriti kallëzim penal.

Deklarata për masakrën e Reçakut, Vuçiq mund të përballet me Prokurorinë Speciale të Kosovës

www.kallxo.com