Kurti i premton ambasadorit të Turqisë se do e shqyrtojë vendimin për vendosjes së ambasadës në Izrael

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka pritur në takim ambasadorin e Turqisë në Kosovë, Çagri Sakar ku kanë biseduar për raportet mes dyja shteteve dhe hapjes së ambasadës së Kosovës në Jerusalem.

Lëvizja Vetëvendosje përmes një komunikate për media ka njoftuar se kandidati për kryeministër nga kjo parti ka deklaruar se çështja se ku do të vendoset ambasada do të shqyrtohet.

“Sa i përket çështjes rreth vendosjes së Ambasadës së Republikës së Kosovës në Jerusalem, Kurti tha se njohja dhe vendosja e marrëdhënieve diplomatike me shtetin e Izraelit është shumë e rëndësishme për Kosovën, dhe mundësi e mirë për zhvillim, ndërsa rreth vendit se ku do të vendoset ambasada është një çështje që do të shqyrtohet duke parë edhe dokumentacionin e qeverisë në ikje”, thuhet në njoftimin e Lëvizjes Vetëvendosje.

Shteti Izraelit ka njohur pavarësinë e Kosovës pas ndërmjetësimit të Administratës së ish presidentit amerikan Donald Trump.

Nga ShBA është kërkuar që Kosova të hap ambasadën në Jerusalem.

Kjo ka ngjallur reagime të shumta nga Bashkimi Evropian, pasi që ende asnjë shtet i BE-së nuk ka hapur ambasadë në Jerusalem.

Ambasada e Kosovës në Jerusalem, shpërfaqen dallimet mes SHBA-së, BE-së dhe Ligës Arabe