Albin Kurti, Foto: Qeveria e Republikës së Kosovës

Kurti i përgjigjet Abdixhikut pasi ky I fundit e krahasoi qeverisjen e tij si “Pronto 2”

Shefi i Qeverisë kosovare, Albin Kurti, i është kundërpërgjigjur kritikave të kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, pasi lideri opozitar tha se Qeveria Kurti II është “Pronto 2 në reprizë”.

“Shpresoj që nuk ka pasur për qëllim të arsyetojë Pronto 1 me këtë deklaratë me të cilën kanë qenë së bashku në qeverisje në gjysmën e dytë të vitit të kaluar. 144 vendime, kaq shumë punë për 100 ditë nuk është bërë asnjëherë, madje as qeverinë tonë të parë. Andaj nuk mund t’i përgjigjesh një angazhimi të tillë, një  kontributi të tillë me një fjali të thjeshtë dëftore ofenduese”, deklaroi Kurti në televizionin publik.

Ai ka folur edhe për kritikat rreth punësimeve me lidhje politike.

“Nëse ka ndonjë rast individual të ndonjë lidhje të ndokujt, nuk është për atë por për shkak se bëhet fjalë për profesionist të spikatur. Duhet ta dallojmë shërbyesin civil prej të emëruarit politik, natyrisht që nuk mund t’i emërojmë këshilltarët njerëz që nuk përputhen në bindje e që nuk e pranojnë programin. Çfarëdo krahasimi me të kaluarën është i pavend”, u shpreh Albin Kurti.

Abdixhiku për 100-ditëshin e Qeverisë: Pronto 2 në reprizë

www.kallxo.com