Kurti i dërgon letër ngushëllimi Presidentit të Turqisë, Rexhep Taip Erdogan

Përmes një letre drejtuar Presidentit të Turqisë, Rexhep Taip Erdogan, Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në emër të Qeverisë dhe popullit të Kosovës, i ka shprehur ngushëllimet më të thella atij dhe familjarëve të viktimave të tërmetit që goditi sot Turqinë, kurse të lënduarve u ka uruar shërim sa më të shpejtë.

Sipas komunikatës së zyrës për media të qeverisë, në këtë letër Kurti ka theksuar se Kosova është pran Turqisë në këto ditë të vështira për popullin e saj.

“Në letër, më tej thuhet se në këtë kohë të vështirë, Republika e Kosovës është pranë Republikës së Turqisë dhe popullit turk dhe është e gatshme, mbi bazën e kapaciteteve të saj me Forcën e Sigurisë së Kosovës, Policinë e Kosovës, Agjencinë për Menaxhimin e Emergjencave dhe ekipet mjekësore, që të ndihmoj në kalimin e kësaj tragjedie”, thuhet në komunikatë.

pak çaste më parë, Qeveria e Republikës së Kosovës ka miratuar vendimin për dërgimin e Kontingjentit të FSK-së për ndihmë humanitare në rajonet e prekura nga tërmeti i sotëm.

Një tërmet i fuqishëm prej 7.8 shkallësh të Rihterit goditi të hënën juglindjen e Turqisë dhe veriun e Sirisë, duke lënë të vdekur mijëra persona.

Qeveria merr vendim për dërgimin e FSK-së në Turqi