Kurti i bën thirrje diasporës që të regjistrohen: Duke u regjistruar bëheni pjesë e ndërtimit të së ardhmes
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, u ka bërë edhe njëherë thirrje qytetarëve të Kosovës që jetojnë në diasporë që të regjistrohen online, duke thënë se procesi është i lehtë dhe i shpejtë.
Përmes një video të publikuar në Facebook, Kurti ka thënë se duke u regjistruar diaspora bëhet pjesë aktive e ndërtimit të së ardhmes së Kosovës.
“Duke u regjistruar, ju bëheni pjesë aktive e ndërtimit të së ardhmes së Kosovës dhe të vetë mërgatës. E krahas platformës e-diaspora, ju mund të informoheni dhe sipas nevojës edhe të ndihmoheni për t’u regjistruar, në objektet e komunave rajonale të Kosovës, nga zyrtarët e Agjencisë së Statistikave të Kosovës” – ka thënë ndër të tjera Kurti.
Procesi i regjistrimit të popullsisë për diasporën do të vazhdojë deri më 31 gusht.
Kurse për qytetarët që jetojnë brenda Kosovës procesi ka përfunduar, ku sipas të dhënave preliminare në Kosovë jetojnë 1,586,659 banorë, prej tyre 795,046 meshkuj dhe 791,614 femra.
Publikohen të dhënat preliminare, Kosova me 1,586,659 banorë