Kurti: Historia e kombit përbëhet nga dëshmorët, e ardhmëria varet nga besnikëria jonë ndaj tyre

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti së bashku me kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, kanë bërë homazhe te varri i heroit Agron Rrahmani.

“Agroni, sikurse edhe të gjithë shokët e tij nuk e duronin padrejtësinë, pabarazinë, shtypjen, shfrytëzimin dhe u angazhuan tërë jetën e tyre për çlirimin e vendit dhe bashkimin e kombit”, citohet nga Zyra e Kryeministrit në njoftimin për opinionin publik të ketë thënë Kurti.

Kurti gjithashtu ka thënë se historia e kombit përbëhet nga dëshmorët, kurse ardhmëria varet nga besnikëria ndaj tyre.

“Agron Rrahmani, bashkë me Bahri Fazliun, sikurse më herët Afrim Zhitia e Fahri Fazliu, ishin luftëtarë çlirimtarë, të cilët ranë në betejë të drejtpërdrejtë me forcat armike. Ata paraprakisht ishin veprimtarë politikë, ndërkaq sot janë dëshmorë të kombit”, ka thënë Kurti.