Albin Kurti - FOTO KALLXO

Kurti: Grenell do një marrëveshje Kosovë-Serbi deri në shtator

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, sot ka zhvilluar një ligjeratë me studentë dhe profesorë të Universitetit të Harvardit.

Ai gjatë kësaj ligjërate tha se në kohën kur është nominuar për kryeminstër, papunësia dhe korrupsioni kanë qenë problemet kryesore në vend.

“Jam nominuar për Kkryeminsiter të Kosovës në kohën kur korrupsioni dhe papunësia janë dy problemet më të mëdha.  Pas zgjedhjes që Qeverisë  kemi filluar të zëvendësojmë anëtarët e bordeve – kjo pasi që këto kompani humbin miliona euro për shkak të menaxhimit të keq të tyre. Gjithashtu kemi filluar me përgatitjet e ligjeve si ai antimafia, për konfisikimin e pasurisë, vetingun në sistemin gjyqësor. Dy prioritetet e para janë gjyqësori dhe vendet e punës të cilat sigurohen nga investimet e huaja”, tha Kurti.

Kryeminstri në detyrë foli edhe për dialgoun me Serbinë. Ai tha se të rinjët kosovarë nuk janë të interesuar për dialog me Serbinë.

“Rinia nuk është e interesuar për dialog apo rikuperim të mardhënieve me Serbinë. Secili nga ta pothujse e ka një të vdekur apo zhdukur në luftën e fundit në Kosovë. Ata janë të interesuar për vende të punës dhe drejtësi. Neve na duhet BE dhe ShBA së bashku në një tavolinë, nuk mund ta zëvendësojnë njëra-tjetrën. Unë besoj në “euroatlantikën”, shtoi Kurti.

I pyetur se pse presidenti amerikan, Donald Trump dhe ambasadori Richard Grenell, kërkojnë një marrëveshje të shpejtë në mes Kosovës dhe Serbisë, Kurti tha se nuk mendon që Grenell ia dëshiron të keqen popullit kosovar, por do që të shënojë një arritje historike të tij.

“Grenell ka kërkuar një marrëveshje të shpejtë dhë është përshtypja ime se ai nuk deshi të keqen për popullin e Kosovës por kur bëhet diçka shpejt, fokusohemi më pak në tekstin e marrëveshjes. Ai dëshironte marrëveshje si qëllim kryesor të tij.  Ai në tetor më tha se dëshiron që marrëveshja të arrihet në shkurt, ndërsa tani dëshiron që ajo të bëhet në shtator”, tha Kurti gjatë ligjëratës.