Kurti fton qytetarët të vaksinohen, u bënë thirrje edhe për dozën e tretë

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti u ka bërë thirrje qytetarëve që të vaksinohen dhe ta marrin dozën e tretë të vaksinës.

Kurti tha se duhet të kujdesen ta izolojnë këtë virus në mënyrë që mos të kemi izolim nga virusi.

“Vaksinimi dhe zbatimi i masave të rekomanduara nga IKShPK-ja janë të vetmet armë tona të luftimit të këtij virusi. U bëjë thirrje gjithëve të vaksinoheni dhe të ftoni edhe tjerët të vaksinoheni dhe ta merrni dozën e tretë përforcuese”, tha Kurti.

Kurti tha se po u duhet të kujdesen si për shëndetin e popullsisë edhe për kapacitetet e shëndetësisë.

“Neve po na duhet të kujdesemi si për shëndetin e popullsisë edhe për kapacitetet e shëndetësisë. Gjithë i dimë mirë gjendjen në spitalet tona”, tha Kurti.

Sipas Kurtit në betejën në luftën ndaj Covid-19 humbën jetën rreth 3 mijë e 2 qytetar të këtij vendi.

“Pardje u shënua edhe viktima e 3 mijtë. U shpreh ngushëllime familjeve miqve tanë që nuk arritën të përballohen me sukses përball Covid-19”, tha Kurti.

KALLXO.com ka shkruar se shifra e qytetarëve të vdekur nga Coronavirusi në Kosovë më 24 janar ka arritur në tre mijë.