Albin Kurti - Foto: ZKM

Kurti: Ftoj të gjithë qytetarët e Shqipërisë që sot ta respektojnë atdheun duke votuar

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka votuar në zgjedhjet e Shqipërisë.

Kurti ka ftuar të gjithë qytetarët e Shqipërisë që sot ta respektojnë atdheun duke votuar dhe duke bërë zgjedhjen më të mirë sipas parimeve dhe vlerave.

“Dita është e bukur, e diel, me diell, moti është i mirë, dhe kështu do të jetë deri në mbrëmje. Uroj sa më shumë ditë të bukura për Shqipërinë dhe secilin njeri që e ka pasaportën e Republikës së Shqipërisë“, ka theksuar Kurti pasi ka hedhur votën në kutinë e votimit.

Lëvizja Vetëvendosje, e drejtuar nga Kurti, garon në zgjedhjet e sotme në Shqipëri me 3 kandidatë për deputetë, të cilët, megjithatë, garojnë si të pavarur.