Kurti: Ftoj organet e rendit që me seriozitetin më të lartë të zbardhin rastin

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka shprehur ngusheëllime për familjet e viktimave dhe bashkëpunëtorët e Partisë Demokratike të Kosovës pas vdekjes se dy zyrtarëve të këtij subjekti në një incident në Pejë.

Kurti ka ftuar organet e rendit që me seriozitetin më të lartë e sa më parë të zbardhin rastin e kësaj vrasjeje të dyfishtë.

“Sonte u tronditëm nga ngjarja e rëndë që ndodhi në qytetin e Pejës. Sipas konfirmimit zyrtar të Policisë së Kosovës në vendin e ngjarjes kanë mbetur të vrarë dy qytetarë të vendit tonë, kandidati për kryetar të komunës së Pejës, A. A., dhe, ish kandidati për kryetar të Deçanit, B. K., të dy nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës”, thuhet në postimin e kreut të ekzekutivit kosovar në rrjetin social “Facebook”.

KALLXO.com ka raportuar sonte se dy persona kanë vdekur dhe një person ka mbetur i plagosur nga një incident në Pejë.

Burime të KALLXO.com konfirmuar se të vrarë mbetën kandidati i PDK-së për kryetar të Pejës Astrit Ademaj dhe ish-kandidati i PDK-së për kryetar të Deçanit në zgjedhjet e 2017-es, Blerand Kadrijaj.