Albin Kurti - Foto: ZKM

Kurti flet për vdekjen e Agon Musliut: Le të flasin organet e drejtësisë

Kryeministri në detyrë Albin Kurti në një intervistë dhënë për Televizionin 7 ka folur mbi vdekjen e 26 vjeçarit, Agon Musliu i cili vdiq sa ishte i karantinuar në konviktet e Prishtinës.

Kurti deklaroi se nuk ka preferuar të flasë për shkak se është sulmuar nga prindi, duke kërkuar që të presin hetimet e organeve të drejtësisë.

“Nuk kam preferuar të flasë për këtë gjë, pasi që u sulmova nga prindi. Le të flasin organet e drejtësisë. Por do t’i kthehemi kësaj teme”, tha Kurit.

Ai ka kërkuar që të bëhen hetime nga ana e Prokurorisë që të qartësohet kjo vdekje, derisa thotë se faji nuk është tek Ministria e Shëndetësisë dhe ajo e Punëve të Jashtme e Diasporës.

“Prokuroria le të bëjë hetimet e nevojshme, në mënyrë që kjo vdekje e dhunshme të qartësohet plotësisht. Sa i përket Ministrisë së Shëndetësisë dhe Ministrisë së Drejtësisë ato kanë respektuar vendimet e Ministrisë së Shëndetësie. Por ne s’kemi bërë asnjë shkelje”, tha Kurti.

“Nuk mund të flasë unë tash. Duhet të merret dikush tjetër me këtë temë. Duhet të ketë hetim, mjekësi ligjore. Para se të japim mendimet, duhet t’i kemi faktet. Sepse ka njerëz që duan t’i japin mendimet pa i parë faktet”, shtoi ai.