Foto: ZKM
Kurti flet për rritjen ekonomike, thotë se në 2022 janë shtuar 15 mijë vende pune
Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka renditur hapat e marrë nga qeveria, që sipas tij kanë ndikuar për rritjen ekonomike në vend.
Përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook, Kurti përmendi si fillim përkrahjen që u kanë dhënë bizneseve vendore, përmes pakos së ringjalljes ekonomike në vlerë prej 15 milionë euro.
Duke folur për eksportin, sipas Kurtit në periudhën janar-shtator 2022 është 25.6% më i lartë në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.
Derisa, sipas shefit të ekzektuvit, në krahasim me qeveritë e tjera, ka një rritje trefish më të shpejtë.
Kyreministri Kurti permendi edhe qarkullimin e bizneseve për këtë vit, duke thë se ka rritje 21.6% në krahasim me vitin e kaluar.
Kurti tutje theksoi se në vitin 2021 kishim të regjistruara 25 mijë vende pune më shumë sesa viti pararendës, kurse nga janari deri në gusht të këtij viti kemi 15 mijë vende pune më shumë.
Tutje, sipas kryeministrit Kurti, investimet e huaja direkte në Kosovë vazhdojnë të rriten gjatë qeverisjes aktuale. Sipas tij, periudhën janar-korrik të këtij viti vlera e investimeve të huaja ka tejkaluar vlerën prej 400 milionë euro, 47% më shumë në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit 2021 dhe 99% me shumë sesa në vitin 2020.
Më poshtë gjeni njoftimin e plotë të Kryeministrit Albin Kurti: