Kurti flet për iniciativën për bartjen e shamisë: Mosha 16-vjeçare është pragu

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka folur për ndryshimin e Udhëzimit Administrativ (UA) nr. 06/2014 për bartjen e shamisë në objekte shkollore.

Kurti në konferencë për media ka thënë se janë duke e përcjellë me vëmendje ndryshimin e UA.

“Do ta kemi projektligjin për komunitetet fetare. Qëndrimi im është që nuk duhet të ketë ndajmë të shamisë dhe të elementeve tjera fetare në jetën e qytetarëve. Mosha 16 vjeçare është pragu”, ka thënë Kurti.

Dje është hapur një peticion elektronik në të cilin qytetarët janë duke nënshkruar për lejimin e bartjes së shamisë në shkolla.

 

Rikthimi i nismës për lejimin e bartjes së shamisë në shkolla