Kurti fillon takimin me Abdixhikun dhe me Haradinajn

Ka filluar takimi mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti me dy liderët opozitarë, të LDK-së dhe AAK-së.

Në hapësirat e Kuvendit të Kosovës, Kurti ka pritur në takim kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhikun dhe kryetarin e AAK-së, Ramush Haradinajn,

Në këtë takim do të diskutohet rreth dialogut Kosovë-Serbi dhe takimit të fundit në nivel liderësh të zhvilluar në Bruksel më 18 gusht mes tij dhe presidentit serb, Aleksandar Vuçiq.

Në takim është zëvendëskryeministri për dialog, Besnik Bislimi.

Ndërsa nga opozita janë edhe nënkryetarët nga LDK, Lufti Haziri, si dhe nga Aleanca, Ardian Gjini.

Këtij takimi nuk iu bashkua kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, ka thënë se nuk konsideron se në këtë moment ka një situatë emergjente për t’u takuar e për të diskutuar me kryeministrin.