Kurti falenderon deputetët që votuan pro rezolutës

Kryeministri Albin Kurti ka falenderuar deputetët e Kuvendit të Kosovës, të cilët votuan pro rezolutës së propozuar nga Qeveria e të harmonizuar me opozitën, për të ndaluar mbajtjen e referendumit të Serbisë, në Kosovë.

Kurti përmes ‘Facebook’, ka shkruar se qendrimi i institucioneve të Kosovës është parimor.

“Qëndrimi i institucioneve të Republikës së Kosovës është qëndrim parimor, në mbrojtje të kushtetueshmërisë dhe ligjshmërisë në vendin tonë. Ne nuk do t’i shkelim parimet tona.Praktikat e dëmshme ndryshohen, e ligji do të respektohet. Kosova është shtet sovran dhe i pavarur, ashtu duhet edhe të trajtohet”, ka shkruar Kurti.

Kuvendi i Kosovës e ka miratuar rezolutën e harmonizuar mes katër grupeve parlamentare (LVV, LDK, AAK, Grupit Multietnik) kundër mbajtjes së referendumit të Serbisë në Kosovë.

Rezoluta u miratua me 76 vota për, asnjë kundër dhe 1 një abstenim.

Kuvendi e miraton rezolutën kundër mbajtjes së referendumit të Serbisë në Kosovë