Kurti falënderon Blinken dhe ShBA-të për ndihmën me vaksina

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka falënderuar Sekretarin amerikan të Shtetit, Antony Blinken, për vaksinat e dhëna ndihmë Kosovës në betejën me COVID-19.

Sot, në Kosovë kanë arritur 35 mijë nga 500 mijë dozat e vaksinave në total, që ShBA-ja do t’i dhurojë për Kosovën, përmes programit Covax.

Kurti përmes një shkrimi në rrjetin social ‘Twitter’, ka thënë se kjo ndihmë është edhe një shembull tjetër i aleancës së fortë dhe të qëndrueshme.

“Falëminderit Blinken për mbështetjen dhe solidaritetin tuaj. Një shembull tjetër i aleancës sonë të fortë dhe të qëndrueshme”, ka shkruar Kurti.

Ndërsa sot gjatë ditës, Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, ka thënë se kontingjenti i parë i vaksinave për Kosovën, që ka arritur sot nga ShBA-të, është një dhuratë që përfaqëson vlerat e përbashkëta dhe lidhjet e palëkundura mes dy vendeve.

Blinken: Vaksinat për Kosovën përfaqësojnë vlerat e përbashkëta dhe lidhjet e palëkundura