Kurti: Evropa dhe SHBA nuk kanë qenë kurrë më të rëndësishme për njëra-tjetrën

Kryministri i Kosovës, Albin Kurti, në një bisedë në Këshillin Atlantik ka thënë se Evropa dhe SHBA nuk kanë qenë kurrë më të rëndësishme për njëra-tjetrën.

Ai shtoi se bashkëpunimi transatlantik nuk ka alternativë.

“Evropa dhe SHBA nuk kanë qenë kurrë më të rëndësishme për njëra-tjetrën sesa tani, një gjë që i lidh është NATO, bashkëpunimi transatlantik nuk ka alternativë. Kjo është arsyeja pse vendet që janë pjesë e BE -së por jo e NATO-s tani duan t’i bashkohen kësaj aleance”, ka thënë Kurti.

Kryeministri tutje shtoi se do donte Kosovën si pjesë të Këshillit të Evropës dhe me liberalizim të vizave.

“Në do donim të shihnim një program partneriteti për paqe, Kosova si pjesë e saj, por edhe anëtarësim në Këshill të Evropës. Këtë korrik bëhen katër vite që kur Komisioni Evropian për herë të dytë rekomandoi liberalizim të vizave për Kosovën”, shtoi Kurti.

Kurti tha se do donte sinkronizim mes Brukselit e Uashingtonit si dhe Parisit e Berlinit.

“Do doja të theksoja rëndësinë e një sinkronizimi të dyfishtë, sinkronizim mes Brukselit dhe Uashingtonit dhe mes Parisit dhe Berlinit. Kjo do ishte garantim për një fitore për demokracitë perëndimore”, shtoi ai.