Kurti emëron zëdhënësin

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, sot ka emëruar Perparim Kryeziun zëdhënës të Qeverisë.

Në njoftimin për media është përshkruar edhe biografia e zëdhënësit të ekzekutivit kosovar.

“Përparim Kryeziu është i diplomuar me nderime të larta nga Universiteti i Ri i Lisbonës (Universidade NOVA de Lisboa), ku ka studiuar Sociologji Ekonomike dhe e Organizatës. Ai ishte bursist i programit SIGMA Agile. Studimet bachelor në Sociologji i përfundoi në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina”, prej të cilave vitin e fundit të tyre e ka ndjekur në Universitetin e Antëerp-it (Universtiteit Antëerpen) në Belgjikë duke qenë përfitues i bursës JoinEU-SEE. Të dy këto bursa të financuara nga Komisioni i Bashkimit Evropian”, thuhet në njoftim.

“Për gati tre vjet ka qenë anëtar i shoqërisë civile. Në dy vitet e fundit ka qenë pjesëmarrës aktiv në diskutime publike mbi Dialogun Kosovë-Serbi nëpërmjet punimeve dhe analizave të shkruara dhe kontributit në debate televizive”, thuhet tutje në njoftim.

Në fotografinë të cilën ia ka bashkangjitur njoftimit, Kurti dhe Kryeziu shihen duke mbajt largësinë mes njeri tjetrit, pas shfaqjes së coronavirusit edhe në Kosovë.