Kurti emëron Yll Rugovën zëvendësministër të Kulturës

Kryeministri Kosovës, Albin Kurti, ka emëruar Yll Rugovën zëvendësministër në Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit.

Në komunikatën e lëshuar nga zyra e kryeministrit thuhet se Rugova shquhet ‘si aktivist i shoqërisë civile, i angazhuar në protesta dhe aktivitetet tjera politike’

Yll Rugova ka qenë kandidat i LVV-së për deputet në zgjedhjet e 6 tetorit.

Ai po ashtu ka qenë drejtor i Kulturës në Komunën e Prishtinës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje.

Ai është themelues i hapësirës ekspozuese për artet pamore “Motrat” në Prishtinë, ndërkohë që ka ushtruar veprimtarinë profesionale kreative edhe përmes grupit të dizajnit “Tembelat”.

LVV: Asnjë mësues nuk do të mbetet pa punë edhe nëse mbyllen shkollat