Foto: ZKM

Kurti emëron Xhelal Sveçlën zëvendësministër të parë të Punëve të Brendshme

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, sot ka emëruar Xhelal Sveçlën si zëvendësministër të parë në Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike.

Njoftimin për emërimin e Sveçlës si zëvendësministër i parë e ka bërë Zyra për Informim e kryeministrit.

Në njoftim thuhet se për Qeverinë Kurti, jetike është rendi, ligji dhe siguria në vend.

“Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti sot e ka emëruar Xhelal Sveçlën zëvendësministër të parë në Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike, ku njëherit i uroi punë të mbarë dhe suksese të vazhdueshme. Për Qeverinë Kurti është jetike që rendi, ligji dhe siguria në vend, por edhe rregulli e efikasiteti nëpër institucione të rriten e të përmirësohen”, thuhet në njoftimin e Zyrës së Kryeministrit Albin Kurti.

Ndërsa, ministër është Agim Veliu i LDK-së.