Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Kurti emëron Nenad Rashiqin ministër për kthim dhe komunitete

Nenad Rashiq është emëruar ministër në qeverinë Kurti 2. Ai do të udhëheqë me Ministrinë për Komunitete dhe Kthim, pas dorëheqjes së Goran Rakiq.

KALLXO.com merr vesh se Rashiq, i cili vjene nga Partia Demokratike Progresive do ta zëvendësoj kryetarin e Listës Serbe në Qeverinë e Kosovës.

Rashiq ka qenë Këshilltari i kryeministrit Albin Kurtit në qeverinë Kurti 1.

Ai kishte dhënë dorëheqje nga kjo pozitë pas ngritjes së aktakuzës ndaj tij, për faljen e katër hidrocentraleve gjatë privatizimit të distribucionit të KEK-ut.

Ditë më parë Gjykata Themelore ka marrë vendim që t’i lirojë nga aktakuzat katër ish-ministrat e Qeverisë Thaçi 2, Mimoza Kusari Lila, Nenad Rashiq, Besim Beqaj, Dardan Gashi si dhe Fllanza Hoxha e Arben Xhuka për privatizimin e katër hidrocentraleve.

Në aktakuzë pretendohej se të njëjtit kishin vepruar në kundërshtim me detyrat dhe të drejtat e tyre të përcaktuara si anëtarë të këtij Komiteti, pasi që më 08.05.2013, njëzëri kanë votuar që hidrocentralet të cilat prodhojnë energji elektrike si: Hidrocentrali i Lumbardhit, Hidrocentrali në Burim, Hidrocentrali i Radavcit dhe Hidrocentrali “Dikancë”, të transferohen te KKDFE dhe më pas të privatizohen nga kompania “Limak-Calik”.

Albin Kurti e emëron Nenad Rashiqin në kabinetin e tij

Lirohen nga aktakuza 4 ish-ministrat e qeverisë Thaçi 2, akuzoheshin për ‘faljen e 4 hidrocentraleve’