Kurti emëron Liza Gashin Zëvendësministre në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, sot ka emëruar Liza Gashin, Zëvendësministre në detyrë në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës.

“Liza Gashi nga sot është zëvendësministre në detyrë në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës. Puna e përkushtimi i saj me diasporën e për diasporën tonë, tash merr formë tjetër e mundësi të re”, është bërë e ditur në një njoftim për media të Qeverisë.

“Menaxhimi, ndërmarrësia, hulumtimi, diplomacia dhe zhvillimi janë fusha në të cilat znj. Gashi ka bërë studime dhe ka përvojë globale. Studimet Master për administratë publike i ka mbaruar në Arizona State University kurse ato Bachelor për marrëdhënie ndërkombëtare, shkenca politike dhe gjuhë spanjolle në Ëartburg College në Ioëa. Po ashtu ka diplomuar në United World College në Kosta Rikë dhe në National University of Córdoba në Argjentinë”, është thënë më tej.

Gashi  ka udhëhequr shumë shoqata, organizata e projekte, ndërkaq së fundmi ishte drejtore ekzekutive e organizatës “Germin”.

“ Diaspora jonë kërkon punë dhe vazhdimësi në procesin për ndërtimin e urave ndërlidhëse. Liza Gashi është mirë e përgatitur dhe me ekspertizë të i shërbej kësaj nevoje pikërisht tani”, përfundon njoftimi.

Qeveria në detyrë ka bërë të ditur se Liza Gashi nuk është anëtare e Lëvizjes Vetëvendosje.