Kurti emëron Ibrahim Xhakën U. D. drejtor të Doganës

U. d. drejtori i Doganës, Ibrahim Xhaka, i cili është emëruar nga kryeministri, Albin Kurti sot zyrtarisht ka bërë pranim-dorëzimin e detyrës së tij.

Ai këtë e ka marrë nga drejtori i deritanishëm, Bahri Berisha.

“Sot në drejtorinë e Doganës është bërë pranim dorëzimi i detyrës së Drejtorit të Përgjithshëm nga zt. Bahri Berisha tek zt. Ibrahim Xhaka i emëruar nga kryeministri si ushtrues detyre i Drejtorit të përgjithshëm”, thuhet në një njoftim për media.

Qeveria Kurti që në javët e para të saj ka nisur me shfuqizimin e vendimeve të marra të Qeverisë Haradinaj.

Albin Kurti e shkarkon drejtorin e Doganës

.