Foto: Zyra e Kryeministrit

Kurti emëron Edison Jakurtin, zëvendësministër të MEPTINIS

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka emëruar Edison Jakurtin, zëvendësministër të Ministrisë së Ekonomisë, Punësimit, Tregtisë, Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Investimeve Strategjike.

“Edison Jakurti është doktorant i shkencave ekonomike në Freie Universität Berlin. Më herët ai i ka përfunduar studimet e nivelit master për politikat e zhvillimit ndërkombëtar, me fokus në ekonomiksin aplikativ, në Duke University, dhe studimet themelore në drejtimin ekonomiks dhe statistikë në R.I.T”, njofton Zyra e Kryeministrit.

sipas njoftimit, ai ka punuar si asistent hulumtues dhe asistent ligjërues në Duke University, si dhe këshilltar në Bankën Botërore në Washington, DC.