Kurti emëron edhe një zëvendësministër në MAPL

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka emëruar Arbër Vokrrin zëvendësministër në Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal.

Kështu ka njoftuar të shtunën Zyra e Kryeministrit, përmes një njoftimi për media.

“Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka emëruar z. Arbër Vokrri zëvendësministër në Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal. Kryeministri Kurti i ka uruar zëvendësministrit Vokrri suksese në plotësimin e detyrave dhe përgjegjësive të tij”- thuhet në njoftim.

Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal udhëhiqet nga ministri Elbert Krasniqi.