Kurti emëron edhe dy këshilltarë politikë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka emëruar Fëllanza Podrimjen dhe Elvis Hoxhën si këshilltarë politikë.

Siç njofton Zyra e Kryeministrit, Podrimja është e rritur në Gjermani dhe ka përfunduar studimet master për shkenca politike me theks të veçantë në Europën Lindore dhe marrëdhëniet transatlantike, në Universitetin e Ludwig Maximilian të Munihut. Para se të kthehej në Kosovë ka punuar disa vite si këshilltare politike në Berlin ku njëherit është njohëse e institucioneve të politikëbërjes në Gjermani e në BE.

Kurse, Elvis Hoxha, është i diplomuar në inxhinieri kimike, në Universitetin e Tiranës, dhe më pas në filozofi, në Universitetin Paris-8, në Francë. Ka ligjëruar filozofinë politike dhe estetikën në Universitetin Paris-8 dhe në disa universitete të Tiranës.

Është autor i disa eseve në lidhje me implikimet e politikës, artit dhe historisë me filozofinë, si dhe përkthyes i mbi dhjetë librave nga autorët më të njohur të filozofisë bashkëkohore franceze.

Vetëm pak ditë pasi u votua qeveria e re, KALLXO.com u kërkoi të dhëna mbi punësimet që bëhen në zyrën e ekzekutivit kosovar por edhe nëpër 15 dikastere.

Të punësuarit në kabinetin e ministrit Besian Mustafa

Të punësuarit në kabinetin e ministrit Besian Mustafa

Të punësuarit në kabinetin e ministrit Besian Mustafa