Albin Kurti emëron Dorotea Deshishkun këshilltare për rini Foto: ZKM

Kurti emëron Dorotea Deshishkun këshilltare për rininë

Kryeministri Albin Kurti ka emëruar Dorotea Deshishkun këshilltare politike për rininë, thuhet në njoftimin e Qeverisë së Kosovës.

Deshishku është anëtare themeluese e Këshillit Rinor të Ambasadës amerikane.

“Ajo është anëtare themeluese e Këshillit Rinor të Ambasadës amerikane i cili, nga viti 2014, shërben si urë lidhëse midis Ambasadës dhe të rinjve kosovarë, dhe zbatohen zgjidhje për çështjet rinore të vendit përmes projekteve”, thuhet në komunikatë.

Zyra e kryeministrit ende nuk i ka publikuar emrat e këshilltarëve politik të Kryeministrit Albin Kurti.

Qeveria e Kosovës poashtu ende nuk e ka emëruar zëdhënësin e saj.