Foto: ZKM

Kurti emëron Agim Krasniqin zëvendësministër të Financave dhe Transfereve

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka emëruar sot Agim Krasniqin zëvendësministër në Ministrinë e Financave dhe Transfereve.

Sipas një njoftimi për media, Kurti vlerësoi se përvoja profesionale e Krasniqit në fushën e ekonomisë do të ndihmojë institucionin të cilit do t’i shërbejë.

Krasniqi është nga partia e Isa Mustafës, LDK, që është në koalicion me Lëvizjen Vetëvendosje.