Kurti emëroi drejtorin e ri të Doganës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka emëruar Agron Llugaliun, Drejtor të Përgjithshëm të Doganës së Kosovës.

Kështu është bërë ka ditur Zyra e Kryeministrit përmes një komunikate për media.

“Emërimi i Llugaliut pason përzgjedhjen nëpërmjet konkursit për drejtor të përgjithshëm të Doganës së Kosovës, në një proces transparent e profesional të monitoruar nga përfaqësuesit e Projektit Britanik për Rekrutime në Pozita të Larta Drejtuese”, thuhet në kumtesë.

Ushtrues i detyrës së drejtorit të Doganës ka qenë deri sot Bajram Rexha.