Foto: ZKM

Kurti: Ekziston mundësia e takimit me Vuçiqin në javën e dytë të dhjetorit

Kryeministri Albin Kurti ka thënë se ekziston mundësia që të zhvillojë takim me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në javën e dytë të dhjetorit në Bruksel.

Kurti ka thënë se u takon ndërmjetësuesve që të vlerësojnë nëse duhet të mbahet një takim i tillë apo jo.

“Është disktuar një takimi i mundshëm në dy javët e para me presidentin e Serbisë në Bruksel. Nuk kam informacione se ka kushtëzime nga ndokush. I takon lehtësuesit nëse do të mbahet apo jo, janë ata të cilët që e vlerësojnë nëse do të na dërgojnë ftesat apo jo”, tha ai.

Ndërkaq kreu i ekzekutivit tha se është duke u përgatitur vizita e tij në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për fillim të vitit të ardhshëm.

“Shefi i stafit, Luan Dalipi, është duke e përgatitur vizitën time në fillim të vitit të ardhshëm. Nuk do të njoftojmë për takime të veçanta”, tha ai.