
Foto arkiv: Zoran Milanoviq dheAlbin Kurti. 16.06.2023
Kurti e uron Millanoviqin për rizgjedhjen në postin e presidentit të Kroacisë
13.1.2025 - 19:10
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e ka uruar Zoran Millanoviqin për rizgjedhjen e tij në postin e presidentit të Kroacisë.
Në një postim në platformën “X”, Kurti ka folur për rritjen e bashkëpunimit mes dy shteteve.
“Urime Zoran Millanoviq për rizgjedhjen tuaj në Presidencën e Kroacisë. Presim me padurim vazhdimin e bashkëpunimit të fortë”- ka thënë Kurti.
Congratulations to @Ured_PRH Zoran Milanović on your re-election to the Presidency of Croatia. We look forward to continued strong collaboration.
— Albin Kurti (@albinkurti) January 13, 2025
Zoran Millanoviq ka fituar sërish zgjedhjet presidenciale në Kroaci.
Ai e siguroi mandatin e dytë presidencial të dielën, në balotazh me kundërshtarin Dragan Primorac.