Arkiv - Ish-Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi dhe kryetari i LVV-së, Albin Kurti

Kurti e quan Thaçin 'president helaq'

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, e ka quajtur helaq presidentin e Kosovës në një publikim në Facebook.

Kurti tutje ka shkruar se askush nuk do t’i nënshtrohet Thacit, dhe as qeveria në detyrë.

Siç i ka quajtur Kurti, regjimi i vjetër po refuzojnë ta pranojnë se koha e tyre ka kaluar dhe se me 6 tetor është bërë ndryshimi.

Sipas Kurtit, ky “regjim i vjetër” po duan ta dëmtojnë imazhin e ShBA-ve në Kosovë.

“Regjimi i vjetër po shpurdh nëpër studiot televizive. Ata refuzojnë ta kuptojnë se koha e tyre ka mbaruar. Po orvaten të rikthehen, përmes trysnisë mbi gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese. Sa herë që ne ua godasim korrupsionin, ata piskasin “Amelika, Amelika! Gleneli, Gleneli!”. Duan ta dëmtojnë imazhin e ShBA-ve në Kosovë, ta keqpërdorin atë si strehë për ultësinë e tyre. Një popull nuk iu nënshtrua një njeriu. Dhe, e bëri ndryshimin me 6 tetor. As qeveria në detyrë nuk i nënshtrohet këtij Presidenti helaq. Ditët në vijim përcaktojnë dekadën e tretë të shekullit XXI. Në cilën anë je ti?”, ka shkruar Kurti.