Kurti e Osmani zotohen për Vetting në drejtësi

Marrëveshja mes kryeparlamentares Vjosa Osmani dhe kryetarit të LVV-së, Albin Kurti, zotim të parë ka Vetting-un në drejtësi, luftimin e korrupsionit dhe krimit të organizuar në vend.

“Prioritizim të rishikimit funksional të sistemit të drejtësisë me vettingun si pjesë integrale të këtij procesi, si dhe vendosmëri të plotë drejtë luftimit të pakompromis kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar në vend”, thuhet në marrëveshjen Osmani-Kurti të siguruar nga KALLXO.com.

Vetting-u është proces i rivlerësimit të figurës së prokurorëve dhe gjyqtarëve dhe ka për qëllim rritjen e tyre profesionale, luftimin e korrupsionit dhe ndikimin e krimit të organizuar, politikës apo elementëve të tjerë të paligjshëm në dhënien e drejtësisë.

Osmani e Kurti sot nënshkruan marrëveshjen me 10 zotime mbi të cilat do të bëhet bashkëpunimi i tyre.

Partia e Kurtit dhe lista e Osmanit sot janë zotuar se në zgjedhjet e 14 shkurtit do të garojnë me një listë të përbashkët.