Kurti e Osmani zotohen për organizim të shërbimit diplomatik dhe përfaqësim të dinjitetshëm të Kosovës
Rishikimi i diplomacisë kosovare është një nga parimet e nënshkruara sot nga kryeparlamentarja Vjosa Osmani dhe kryetari i LVV-së, Albin Kurti.
Kurti e Osmani, të cilët në zgjedhjet e 14 shkurtit do të garojnë në listë të përbashkët, në një pikat e marrëveshjes kanë vendosur që të bëhet rishikimi i përfaqësimit të shërbimit diplomatik.
“Rishikim të përfaqësimit dhe organizimit të shërbimit diplomatik me qëllim të përfaqësimit të dinjitetshëm të vendit në nivel ndërkombëtar”, thuhet në vendim.
Në nëntor të vitit të kaluar ushtruesja e detyrës së presidentes, Vjosa Osmani, ka shfuqizuar katër dekrete për konsuj të përgjithshëm në Pragë, Lubjanë, Shkup dhe Tiranë.
Të shkarkuarit ishin Flakron Shala – Pragë, Blendi Kilaj – Lubjanë, Lindon Kqira – Shkup dhe Halim Krasniqi – Tiranë.
Ky vendim i Osmanit kishte ardhur pas raportimeve se Flakron Shala, djali i deputetit të AAK-së Haxhi Shala është emëruar konsull në Pragë të Çekisë si pjesë e ‘marrëveshjes’ së deputetit Haxhi Shala për të votuar Qeverinë Hoti.
Kush janë konsujt e tjerë të shkarkuar nga Vjosa Osmani