Foto: KALLXO.com

Kurti e Osmani takuan edhe përfaqësuesit e Listës Serbe

Kandidati për kryeministër nga Lëvizja Vetëvendosje, Albin Kurti dhe kandidatja për presidente, Vjosa Osmani, kanë takuar sot pasdite edhe përfaqësuesit e Listës Serbe.

Pas takimit, përfaqësuesit e Listës Serbe nuk janë prononcuar para gazetarëve.

Pas certifikimit të zgjedhjeve të 14 shkurtit, nga të cilat fituese doli LVV-ja, Kurti dhe Osmani tash e dy ditë kanë zhvilluar takime me përfaqësues të subjekteve politike në Kosovë, të cilat do të jenë pjesë e legjislaturës së ardhshme të Kuvendit.

Pas takimit të fundit për sot të Osmanit dhe Kurtit, as këta të fundit nuk janë prononcuar për media.

Takimi i radhës i tyre pritet të mbahet të premten në ora 14:30 me kryetarin e sapozgjedhur të LDK-së, Lumir Abdixhiku.

Kuvendi i Kosovës do të mblidhet të hënën për të konstituuar legjislaturën e re.