Albin Kurti në takim me delagacionin e Bankës Botërore Foto: ZKM

Kurti e Osmani takojnë përfaqësuesit e Bankës Botërore

Kryeministri Kurti dhe kryeparlamentarja Osmani janë takuar sot gjatë ditës më drejtoreshë rajonale të Bankës Botërore për Ballkanin Perenimdor, Linda Van Gelder.

Drejtoresha Van Gelder ka premtuar mbështetje për Kosovës nga ana e Bankës Botërore në sferën e arsimit, shëndetësisë e mjedisit.

“Kryeministri shprehu edhe besimin se qeverisja do t’iu kthejë njerëzve një lidhje të re me tokën e tyre, duke patur parasysh këtu edhe pasuritë dhe burimet natyrore. Kosova nuk duhet të jetë më një vend tranziti për qytetarët e vet. Kjo mendësi duhet të transformohet”, thuhet në komunikatën e Qeverisë së Kosovës.

“Nga përfaqësuesit e Bankës Botërore u shpreh vazhdimi i mbështetjes së Kosovës nëpërmjet Asociacionit për Zhvillim Ndërkombëtar (IDA), gjë që ndodh përmes kredive e granteve me interes të ulët. Ata u shprehën edhe mbi dy prioritetet e Bankës Botërore për fokusim në sigurinë e ujërave, pastrimin dhe mbrojtjen e ambientit”, thuhet tutje në komunikatën e Qeverisë.

Do NOT follow this link or you will be banned from the site!